Romina Kuko (lindur 19 Prill 1984, Korçë) është Deputete e Kuvendit të Shqipërisë që nga Shtatori 2025, e zgjedhur në qarkun e Korçës.

 

Eksperte e sektorit të sigurisë me mbi 18 vjet përvojë në administratën publike dhe organizata ndërkombëtare. Shërbeu si Zëvendësministre e Brendshme (2017-2025) dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës (2023-2025).

Flet katër gjuhë të huaja. Autoore e artikujve akademikë në revista ndërkombëtare të sigurisë

2025
Deputete e Kuvendit
Qarku Korçë · Kuvendi i Shqipërisë
2023
Kryetare Këshillit Bashkiak
Bashkia Tiranë
2017
Zv. Ministre e Brendshme
Ministria e Brendshme · 8 vjet
2014
CVE Project Lead
OSBE · Ekstremizmi i dhunshëm
2010
Security Cooperation
OSBE Prezenca në Shqipëri
2006
Desk Officer
Min. Mbrojtjes · Integrimi Euro-Atlantik
Shërbeu si Zëvendësministre e Brendshme nga Tetori 2017 deri në Shtator 2025. Gjatw kësaj periudhe mbikëqyri reformat e sigurisë publike, integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane të rendit dhe ligjit, si dhe koordinimin ndërinstitucional për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit tw dhunshwm qw con nw terrorizwm.
Shërbeu gjithashtu si Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës (2020–2025).
 
Alumni e YATA (Young Atlantic Treaty Association — organizata rinore e NATO-s), e IVLP (International Visitor Leadership Program — programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit amerikan) dhe e EUVP (European Union Visitors Programme — programi i Parlamentit Europian). Anëtare e Grupit Ndërkombëtar të Punës pranë Center for American Progress, Washington D.C. Fellow e Field Fellowship të themeluar nga ish-Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern.  Anëtare e Bordit të CEE Gender Network (Rrjeti Gjinor i Europës Qendrore dhe Lindore)
 
 
Flet rrjedhshëm katër gjuhë të huaja dhe është autore e artikujve akademikë të botuar brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.